Ana Curcin -
Koncert në Prishtinë
16. shtator
2015.
Koncerti i Ana
Curcin në Prishtinë ishte ngjarja e
fundit të Muajit të Beogradit në
Prishtinë. Komiteti i Halsinkit për
të Drejtat e Njeriut në Sërbi dhe
LIberal Democratic Centre Kosovë ju
falenderojnë për pjesmarrjen ne këto
ngjarje kuilturore.
Ana Ćurčin është
kantautore e re nga Beogradi dhe
njëra prej “përfaqësuesve më të mirë
të skenës Amerikana” në Ballkan. Në
aspektin muzikor sillet në zhanret e
Indie-rock dhe folkut amerikan, por
me ndikime të shumta të tjera të
cilat i kombinon në mënyrë
specifike, duke krijuar formë
autentike të zërit. Bënë muzikë
aktive që nga dhjetori i vitit 2012,
kurse pas koncerteve të suksesshme
në Serbi, vendet e rajonit dhe
koncertit të madh në sallën e Dom
omladine në Beograd në nëntor 2013,
ka pasuar turneu evropian (Austri,
Itali, Zvicër, Rusi) së bashku me
frontmenin e grupit Stay Dogg, Dušan
Strajnić. Ana gjatë vitit 2014 është
shfaqur në festivalin prestigjioz
Waves Festival në Vienë, sikurse
është në Tvornica kulture në Zagreb,
e cila ka qenë mysafire speciale e
kantautorës së sensibilitetit të
ngjashëm Lovely Quinces, kurse në
vitin 2015 para tribunave të
mbushura plot të Shtëpisë së
Kulturës në Qytetin Studenti në
Beograd. Në janar të këtij viti e ka
realizuar sezonin e ri të koncerteve
në Studio 6 legjendar në Beograd në
të cilin i ka prezantuar këngët e
reja dhe ka paralajmëruar alumin e
parë në studio i cili është në fazën
përfundimtare të miksimit dhe i cili
do t’i prezantohet dëgjuesve në fund
të verës. Me këtë rast e ka
prezantuar edhe bendin e ri, i cili,
përpos saj, përbëhet edhe nga Goran
Antović (klaviaturë), Marko
Cvetković (bas) i Blagoje
Nedeljković/Goran Grubišić (tupana).
Veçse e ka përfunduar një mini turne
në Mal të Zi, ku ka vizituar katër
vende: Podgoricën, Budvën, Nikshiqin
dhe Herceg Novin.
Galeri
|