Rreth programit
"Serbia
dhe Kosova: kultura pa kufinjë"
është program i Komitetit të
Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
në Serbi. Përmes këtij programi të
shkëmbimit kulturor dëshirojnë të
kontribojmë në rikthimin e raporteve
të krijuara më herët dhe në krijimin
e rrjeteve të reja të të rinjëve, të
grupeve akademike dhe artistike, të
mediave dhe të shoqërisë civile nga
Beogradi dhe Prishtina.
Dëshirojmë t’i
kontribojmë rikrijimit të dialogut
kulturor në mes të Serbisë dhe
Kosovës më qëllim të:
Përkrahjes së zbatimit të
Marrëveshjes së Brukselit në mes të
Beogradit dhe Prishtinës;
Promovimit të aktiviteteve të
përbashkëta të të rinjëve,
komunitetit akademik, mediave dhe
shoqërisë civile nga Serbia dhe
Kosova;
Thyerjes së stereotipeve dhe
paragjykimeve të cilat ekzistojnë në
të dy shoqëritë përmes ndërlidhjes
së akterëve nga jeta artistike dhe
kulturore, duke krijuar hapësirë për
dialog dhe shkëmbim të të rinjëve
nga Kosova dhe Serbia;
Promovimit mediatik të procesit të
pajtimit dhe normalizimti të
marrëdhënieve, si një prej hapave
kryesor në procesin e integrimit
europian.
Përmes përkrahjes
së organizatave të ndryshme partnere
dhe donatorëve inicojmë dhe
organizojmë aktivitete të ndryshme
siç janë seminarët dhe vizitat
studimore për artistet/ët e
reja/rinjë nga Serbia dhe Kosova;
ngjarje kulturore siç janë festivali
“Një muaj Prishtine në Beograd” ku
të rinjtë nga Kosova kanë mundësi që
t’i prezantohen publikut në Serbi,
si dhe “Një muaj Beogradi në
Prishtinë” ku regjisorët,
shkrimtarët, piktorët, muzikantët
dhe artistët tjerë të rinjë nga
Serbia paraqesin punimet e tyre para
publikut dhe kolegëve në Kosovë;
fushata të përbashkëta dhe aksione
të artistëve të rinjë; ngjarje të
veçanta kulturore dhe artistike, dhe
të tjera.
Kjo faqe interneti paraqet hapësirë
për promovimin e të gjitha
aktiviteteve në kuadër të këtij
programi, në mënyrë që sa më tepër
njerëz të kuptojnë për iniciativën
tonë dhe të jenë prezent në ngjarje.
Gjithashtu, këtu paraqesim lajme në
lidhje me programin tonë, mbi
programet tjera artistike dhe
bashëkpunimin kulturor në mes të dy
shoqërive, si dhe mbi marrëdhëniet
kulturore dhe artistike
serbo-shqiptare. Në fund, përmes
këtyre faqeve dëshirojmë t’i
mundësojmë artisteve/ëve të
reja/rinjë dhe punonjesve/ësve
artistik/e nga Serbia dhe Kosova që
të afirmohen dhe të promovojnë
punimet e veta, që të lidhjen me
artistet/ët tjera në regjion dhe të
vazhdojnë të inicojnë aktivitete të
ngjashme. |