Thirrje për aplikim mbi pjesmarrjen në ekspozitën e
“Muaji i Prishtinës në Beograd”
“Serbija dhe
Kosova: Thyerja e akullit
ndërkulturor”
Ekspozita e parë 9 – 15, Qershor 2015. Beograd, Sërbi
Ekspozita e dytë 18 – 25, Qershor 2015.
Beograd, Sërbi
“Serbija dhe Kosova: kultura pa
kufi” është një program i Komitetit
të Helsinkit për të drejtat e
njeriut, që implementohet në
bashkëpunim me Qendrën Liberale
Demokrate me bazë në Prishtinë.
Programi financohet nga delegacioni
i Bashkimit Evropian në Serbi.
Përmes këtij programi të shkëmbimit
kulturor ne deshirojmë që të
kontribuojmë në ripërtërirjen e
marrëdhënieve të vendosura më herët
dhe krijimin e komunikimeve të reja
në mes të rinjve, akademikëve,
grupeve të artistëve, mediave dhe të
shoqërisë civile nga Beogradi dhe
Prishtina. Ideja
është që pjesëmarrësve në këto dy
ekspozita 6 (gjashtë) ditore të ju
ofrohet mundësia për të shfaqur
punën e tyre, si dhe për të
diskutuar për temat në vijim:
Kultura e të drejtave të njeriut,
multikultularizmi, zgjedhje e
konflikteve përmes artit dhe
kulturës popullore, arti si mjet për
ndryshimet në shoqëri, kultura e
rezistencë dhe të tjera.
a) Ekspozita e parë (09 – 15
Qershor) do mbulojë fushat e artit
si: Pikturë
Skulpturë Grafikë
Dizajn
b) Ekspozita e dytë (18 -25 Qershor)
do të mbulojë fushat e artit si:
Artet Konceptuale
Multimedia (fotografi, video
performance, video etj.)
Të gjitha shpenzimet, duke perfshirë
qëndrimin, udhëtimin dhe pagesën për
shfaqje mbulohen nga organizatorët.
Kriteret për pjesmarrje;
a ) CV / Resume b)
Letër motivimi e shkurtër (300
fjalë, në Anglisht)
c) Kontaktet (numër telefoni,
adrese, email, ueb sajt – nëse ka)
Këto të dhëna I dërgoni në:
kosova.serbia2015@gmail.com
Afati i fundit për aplikim:
11.05.2015
Nëse
keni çfarëdo pyetje ju lutem
kontaktoni në numrin 049 433 395 ose
044 810 308. Përsoni kontaktues
është Granit Gashi. |