Aktivitetet > Seminaret > Tekst

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Seminar “Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor”

27-31 Mars, 2015

 

 

Komiteti i Helsinkit per te drejtat e njeriut ne Serbi dhe organizata e saj partnere nga Prishtina, Qendra Liberal Demokratike, organizuan seminarin me titullin “Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit nderkulturor” e cila u mbajt prej 27 deri me 31 Mars, 2015 në Beograd. Të rinj nga Kosova dhe Serbia, të interesuar dhe aktiv në kulturë dhe arte, shpenzuan pesë ditë pune kreative, duke krijuar shoqëri te re dhe duke shkëmbyer eksperienca dhe njohuri mbi shoqerine dhe kulturat e tyre.

Pjesëmarrësit në seminar kishin mundësinë të dëgjonin ligjërata nga ana e autoritearëve të shquar të artit dhe kulturës. Gjatë ditës së pare, shkrimtari Sasha Ilic mbajti një leksion mbi "Letërsinë e botëve të ndara – Shkëmnbimet Kulturore si ndërtues të Paqes (Kosovë / Serbi)" duke adresuar historinë e shoqërive të ndara, zhvillimet kulturore dhe politike që nga fillimi i viteve '80 deri më sot, kulturën dhe politikën e mohimit, rrugët për bashkëpunim në art dhe kulturë, posaçërisht në skenën letrare, si dhe për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore. "Komunikimi kriohet përmes kulturës dhe artit. Është e nevojshme për të treguar atë lloj të madh të lirisë në komunikim dhe kësisoji për të lejuar rrjedhjen e informacionit në tregime të cilat edhe e ndryshojnë veten tonë, dhe me anë të ndryshimit tonë ne mund të bëjmë ndryshime në shoqërinë në të cilën jetojmë", tha ai ndër të tjera.

Regjisori dhe gazetari investigativ Birol Urcan trajtoi temën ‘’Kultura dhe Arti ne shoqëri te hapur dhe të mbyllur”, ndërsa socio-antropologia Eli Krasniqi, ndau ligjeratën e titulluar “Tjetri, Pop Kultura dhe Puna e Memories” që kanë të bëjnë me stereotipet, kujtesën kolektive, produktet kulturore dhe të artit, etj. Në fund pjesëmarrësit kishin mundësi për të diskutuar me artistiten konceptuale Milica Tomic gjatë ligjëratës së saj "Artisti Flet: Qarku i shkurtë mes Intimitetit dhe Politikës".

Përveç ligjëratave artistë të rinj ndjekën seminaret e mbajtura nga sociologu Demir Mekiç dhe filologia Tamara Tomasevic. Gjatë punëtorive ata krijuan grupe mbi ndërtimin e fushatave kreative për respekt të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe tolerances, të cilat edhe do dalin në skenë në periudhën në vazhdim. Në këtë mënyrë, programi ndihmon promovimin e artistëve të rinj nga të dy shoqëritë, të cilët do të punojnë së bashku për të thyer paragjykimet dhe stereotipet, dhe kështu të promovojnë marrëdhënie të mira në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pjesëmarrësit në seminar gjithashtu vizituan institucione dhe organizatat të ndryshme kulturore në Beograd në mënyrë që të mësojnë më shumë rreth programeve kulturore dhe artistike në marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Ata vizituan Muzeun e Artit Bashkëkohor në Beograd, Qendra për Dekontaminim Kulturor, Qendra Kulturore Rex, si dhe u takuan me kolegët e tyre të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Për më tepër, ata panë disa nga ngjarjet kulturore në Beograd si Festivalin e Dokumentarit dhe të Filmit të Shkurtër.

Një nga participantet, Teodora Petrovic, student e arteve te bukura në Beograd flet mbi përshtypjet e saja: ‘’Mendoj se organizimi i seminareve të tilla është shumë i nevojshëm. Këto duhen të jenë më të shpeshta, dhe më të shumta në numër, sepse me të vërtetë janë të rendësishme. Ato janë të rëndësishme sepse të përballin me të kaluarën e afërt dhe atë të largët, e cila është e ndrydhur dhe e pakjartë, dhe rregullimi i saj paraqet parakushtin kryesor për një perceptim të shëndetshëm të përgjegjësisë së një individi të ri. Duket se gjenerate ime vvështirë perception përgjegjësi mbi atë se cka ka ndodhur jo shumë kohë më parë. Kjo nuk do te thote qe te rinjet ketu nuk ndjenje fare pergjegjesi; do te thote me shume se ata jane te hutuar; te keqinformuar dhe te manipuluar. Nëse ata janë të hutuar, keqinformuar dhe manipuluar, atherë çdo mundësi për përsëritjen e asaj që ka ndodhur më para është e mundur, nga vazhdimësia e ndërtimit të një kulture të urrejtjes nderetnike, e cila nuk është ndërprerë. Prandaj, është e nevojshme që të këmbëngulin në këto lloje të seminareve dhe në këtë mënyrë t’i japim fund modelit të kulturës zyrtare, e cila në bazë ka intolerancën dhe keqkuptimin. Ka njerëz që kanë kurajon të flasin për këtë problem në një mënyrë shumë të qartë dhe të mirë, dhe disa prej tyre kanë qenë pjesë e seminarit, por ka fatkeqsisht, edhe një audiencë të madhe që do të duhet të mësonin këtë’’.

Aurela Kadriu, gjimnaziste nga Prishtina thotë, „Ishte mundësia më e mire që më është dhënë ndonjëher; ishte munësia ime më e mire që t’I njihja nga afër moshatarët e mi nga Beogradi, ta shoh qytetin e bukur, dhe te di më shumë mbi pikëvështrimet e tyre, interest dhe kulturën e tryre. Gjatë këtyre pesë diëve në Beograd, unë me vështirësi vërejta se, participantët vinin nga dy vende të ndryshme, sepse ne me lehtësi bashkëpunonim dhe komunikonim! Jam shumë e lumtur që kam marë pjesë në këtë seminar, shumë e lumtur që kam takuar njerëz të tillë, të cilët edhe paraqesin një arsye shumë të forte për mua që t’I përcjellë zhvillimet e mëtutjeshme në Sërbi, dhe një arsye e forte për mua që ta vizitojë përsëri Beogradin!’’

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë për rinovimin e mardhënjeve dhe për të krijuar lidhje të reja mes të rinjve, komunitetit akademik dhe artistik, medieve dhe shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina, duke nxitur kështu dialogun ndërkulturor, pajtimin dhe procesin e normalizimit.

Programi realizohet me asistencën e Bashkimit Evropian nën Mbështetjen e Shoqërisë Civile të 2013.

 

 

Galeri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory