Lajme dhe shpalljet > Tekst

 

 

 

LAJME DHE SHPALLJET

 

 

 

 

 

Racizmi modern, krijimi i mureve dhe frika për kulturën

A.S, KultPlus.com ... 04.09.2015.

 

 

"Ata nuk do të mbesin këtu dhe prandaj ne kemi një lloj afeksioni për ta, kujdesemi për ta, u japim ujë e batanije, në njëfarë mënyrë e depolitizojmë problemin. Por, sikur të mos ishim vend transit e sikur këta njerëz të vinin tek ne pergjithmonë, do të lindte një problem i madh me sentimentin anti-emigrant” pohon Vukovic.

Popujt e Ballkanit dalin të jenë goxha ksenofobë dhe entocentrikë. Megjithatë, ata janë shembulli më i mirë i përjetimit të ndjenjës së të qenit refugjatë, largimit prej vendit tënd në situatë lufte e tmerri. Kjo duket të jetë edhe tema më e nxehtë e debati më aktual i ditëve të fundit, kur edhe fotografia e djaloshit sirian 3 vjeçar i cili humbi jetën pasi me familjen e tij u largua nga vendi ku ka vite që po zhvillohet konflikt e luftë, morri dhenë dhe u përhap gjithandej.

E një debat i tillë, i cili pati për qëllim të lidhte kulturën dhe migrimin u mbajt në kuadër të Muajit të Beogradit në Kosovë.

Jovana Vukovic – aktiviste nga Beogradi, ka treguar se megjithëse në Ballkan shumë popuj e kanë të provuar në dorë të parë ndjenjën e të qenit refugjat, këto vende tregojnë empati ndaj migrimit dhe imigrantëve sepse ata të gjithë do të largohen edhe prej këtu.

"Ata nuk do të mbesin këtu dhe prandaj ne kemi një lloj afeksioni për ta, kujdesemi për ta, u japim ujë e batanije, në njëfarë mënyrë e depolitizojmë problemin. Por, sikur të mos ishim vend transit e sikur këta njerëz të vinin tek ne pergjithmonë, do të lindte një problem i madh me sentimentin anti-emigrant” pohon Vukovic. Ajo ka treguar mbi racizmin modern sic e quan ajo shkatërrimin në baza të kulturës e jo vetëm atë në konceptin ideologjik të racës. Kultura, sipas saj, mbetet koncept ambivalent që uzurpohet, në shumë raste.

Vullnet Sanaja nga festivali ANIBAR i cili para pak ditësh mbajti edicionin e sivjetmë në Pejë, ka treguar se sivjet shumë filma dhe disa programe të veçanta në festival u janë dedikuar atyre që largohen nga vendi i tyre, për shkaqe të llojllojshme.

“Kulturalisht, kemi ata që largohen për shkak të luftës dhe ata për shkak të kushteve më të mira. Përvojën e dytë e kemi në Kosovë. Shumë prej shokëve tanë janë larguar janë shtetit në kërkim të diçkaje më të mirë. Festivali ka pasur qëllim që të ngrish një debat mbi këtë temë e cila duhet të na preokupojë të gjithëve” thotë Sanaja.

Debatin e ka moderuar Hajrullah Çeku, i cili po ashtu ka komentuar mbi trajtimin e mediave ndaj rasteve të tilla.

Në anën tjetër, panelisti i tretë në këtë debat ishte regjisori i ri serb Marko Grba. Si regjisor, ai thotë se i frikohet një realiteti i cili po krijon mure dhe po i bën njerëzit të dallojnë nga njëri tjetri. Ai vetë ka realizuar një dokumentar i cili flet mbi refugjatët sirianë, lufta në vendin e të cilëve ka marrë shumë jetëra njerëzish dhe e ka bërë kërkimin për një horizont tjetër një veprim të nevojshëm.

“Kur dëgjova për këtë murin në Hungari, u frikësova sepse e pashë se njerëzit po fillojnë të tregojnë muskuj ndaj njëri tjetrit. Dhe duhet ta kuptojmë se njerëzit largohen sepse janë në nevojë, ndërsa po provokohen dhe kjo po çon në katastrofë” tregon regjisori serb.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory