Konferecen
permbyllese “Serbia dhe Kosova:
Thyerrja e akullit nderkulturor”
Prishtine, 18
Dhjetor 2015
Me 18 Dhjetor, ne zyret e Bashkimit
Europian per Kulture dhe Informim
(EUICC), Qendra Liberal Demokrate
organizoi konferecen permbyllese, ku
koordinatori i organizates projektit
Biroll Urcan dhe koordinatori Granit
Gashi bashkebiseduan me gazetaret e
ftuar te cilet pas pershkrimit total
strukturor te projektit dhe
falenderimit te medieve si
instrument shume ndihmues gjate
projektit, vijuan me pershkrimin e
detajuar te rezultateve te nxjerra
nga i gjithe projekti.
Qendra Liberal Demokrate ne
partnership me Komitetin e Helsinkut
per te Drejtat e Njeriut ne Serbi
organizuan projektin kulturor
‘'Serbia dhe Kosova: Thyerrja e
Akullit Nderkulturor’', ku dhane
mundesi per te rinj te vizitojne
vendet dhe te shohin zhvillimin e
jeterave te njeri-tjetrit, te cilet
pas kalimit te barierave permes
seminareve punuan se bashku duke
dhane rezultate te bashkepunimit te
tyre, me prodhimin keshtu te nji
dokumentar te shkurter dhe nje
performance ne artstike, duke
startuar ne menyre te lehte keshtu
procesin e normalizimit te
marredhenjeve mes ketyre dy
shoqerive post-konfliktuoze.
Projekti arriti qe te prezantoje
edhe skenen artistike aktive te
shoqerive, te cilat u shpalosen ne
performancat muzikore e atyre
vizuele, te organizoje debate te
perbashketa mbi gjendjen e gruas ne
kohera moderne, mbi rrugetimin e
shoqerive para, gjate dhe pas
shtetit Jugosllav si dhe tema te
tjera te cilat reflektuan mbi keto
dy shoqeri e te cilat u realizuan
gjate festivaleve si muaji i
Prishtines ne Beograd dhe ai i
Beogradit ne Prishtine.
Galeri
|