Publikimi

 

 

Saša Ilić

Libri i Sasha Iliqit me prezantime të zgjedhura letrare, Njëzet hapa në YUG, synon të kapërcejë hendekun që u shfaq në mësimdhënien e letërsisë kur nga ajo u larguan autorët e përkatësive të papërshtatshme etnike dhe përmbajtjet e mbushura me ide të unitetit mes popujve. Këtë ajo e bën duke reduktuar domosdoshmërisht përzgjedhjen e veprave me fuqinë për të shkrirë gjerdhet e mosnjohjes, keqkuptimit dhe mospranimit, të ngritura gjatë shpërbërjes shkatërruese të Jugosllavisë. Luftërat e zhvilluara për demarkacionin përfundimtar etnik nënkuptonin edhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe fshirjen e plotë të gjurmëve të pranisë së të tjerëve, që as vendet as njerëzit të mos i mbajnë mend. Në të njëjtën kohë u bë edhe pastrimi i programeve arsimore dhe i kulturës, për të krijuar një kanun të padiskutueshëm në shërbim të politikës së etnonacionalizmit të vetëmjaftueshëm, përjashtues. Pasqyrat e shkurtra që sjell ky libër na njohin me autore e autorë të cilët një rend i tillë politik i konsideron armiqësor dhe na afron me vepra letrare, teatrore, si dhe me stripë që flasin për pasojat e vazhdueshme, shpesh zor të dallueshme, të shpërbërjes së vendit në fushën e kulturës.

 

Krijimi dhe mirëmbajtja e kësaj faqeje interneti është financuar nga mjetet e Bashkimit Europian dhe është bashkëfinancuar nga ana e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Minoriteteve dhe Dialog Shoqëror.
Për përmbajtjen e saj është ekskluzivisht përgjegjës Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi, dhe kjo përmbajtje nuk i refleton domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Europian dhe të Qeverisë së Republikës së Serbisë.